Please enter at least 3 characters.

Më 9 shtator mbahet ankandi i tetë i letrave, në shumën prej 20 milionë euro

Ministria e Financave njofton se më 09 shtator 2026 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2026. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Në njoftim bëhet e ditur se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Telegrafi/