Please enter at least 3 characters.

Mbyllet ndeshja, Liverpool 1-1 Man City: Gjithçka çfarë ndodhi, para, gjatë dhe pas ndeshjes

2024/03/Screenshot_11-7.jpg

Liverpooli dhe Manchester City kanë barazuar 1-1 në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar për gjithçka rreth këtij takimi.

10/03/2024 21:37-“Është e vështirë edhe në Etihad, Liverpool nuk ka fituar atje për 8 vjet” – Guardiola komenton atmosferën në Anfield

Liverpoolit iu desh të kënaqej me një barazim kundër Man City në Anfield me rezultat 1-1 në derbin e javës së 28-të të Ligës Premier.

Tifozët vendase ishte me të vërtetë lojtari i 12-të për Reds, duke brohoritur dhe duke e shtyrë skuadrën përpara në këtë ndeshje të rëndësishme, ku kishin edhe shumë mungesa.

Pep Guardiola, megjithatë, thotë se atmosfera në Etihad nuk është më e keqe se në Anfield dhe e lidhi këtë gjë edhe më fitoret e Liverpoolit në këtë stadium.

Lexo lajmin e plotë...

10/03/2024 20:45-“Është penallti për të gjithë që ndjekin futbollin” – Klopp flet për momentin mes Mac Allister dhe Doku në kohën shtesë

Gjyqtari në fushë, Michael Oliver dhe ai në VAR, Stuart, Atwell menduan se goditja karate e Jeremy Doku ndaj Alexis Mac Allister në kohën shtesë të lojës së Man City ishte tërësisht brenda rregullave të lojës.

Liverpool barazoi ndaj Man Cityt me rezultat 1-1, por në rast se do të jepej kjo penallti, kjo mund të kishte çuar në fitimin e lojës.

Lexo lajmin e plotë... 

10/03/2024 18:57-Notat e lojtarëve: Liverpool 1-1 Man City, zhgënjen Ederson

Liverpooli dhe Manchester City kanë barazuar 1-1 në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

Golin për The Reds e realizoi Alexis Mac Allister, ndërsa për Citizens shënoi John Stones.

Liverpooli ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.12, ndërsa Man City u vlerësua me 7.0.

10/03/2024 18:45-Mbyllet ndeshja

90+' Liverpooli kërkoi penallti në dy raste, por që gjyqtari nuk mendoi ashtu.

10/03/2024 18:35

89' Jeremi Doku pas një kundërsulmi të shpejtë, gjuajti dhe goditi shtyllën.

10/03/2024 18:29

82' Liverpooli po shton trysni për të fituar ndeshjen, por mbrojtja e Man Cityt deri më tani po tregohet e fortë.

10/03/2024 18:10

65' Liverpooli sërish rrezikon me Salah dhe Mac Allister, por nuk e gjen golin.

10/03/2024 18:08

62' Liverpooli merr situatën në kontroll, Salah asiston te Diaz i cili i vetëm me portier gjuan jashtë.

10/03/2024 17:56-GOOOL

50' Alexis Mac Allister ishte i saktë nga penalltia për të barazuar shifrat.

10/03/2024 17:54-Penallti

47' Liverpooli fiton penallti. Ederson ndaloi në zonë Nunezin dhe gjyqtari tregoi në pikën e bardhë.

10/03/2024 17:49-Nis pjesa e dytë

10/03/2024 17:33-Mbyllet pjesa e parë

10/03/2024 17:30

45' Janë dy minuta lojë shtesë në pjesën e parë.

10/03/2024 17:10-GOOOL

24' Man City ka kaluar në epërsi. John Stones ishte afër dhe përfitoi duke tundur rrjetën për 1-0.

10/03/2024 17:05

19' Liverpool arriti të shënojë pas bashkëveprimit mes Darwin Nunez dhe Luis Diaz, por ky i pari ishte në pozitë jashtë loje.

10/03/2024 16:55

10' Man City e nis duke rrezikuar në dy raste portën e Liverpool me Kevin de Bruyne.

10/03/2024 16:46-Fillon ndeshja

10/03/2024 11:03-Liverpool – Manchester City, formacioni më i mirë i kombinuar

Në formacionin më të mirë të kombinuar të të dyja ekipeve sipas WhoScored, dominon Manchester City me gjashtë lojtarë, ndërsa Liverpooli mbetet me pesë sosh.

Sipas vlerësimeve të tyre, lojtari më i mirë në këtë formacion është Rodri (7.59), ndërsa pas tij radhitet Mohamed Salah (7.48) dhe treshen e kompleton Phil Foden (7.45).

Vlen të përmendet që në këtë formacion nuk janë përfshirë lojtarët që nuk janë të gatshëm për të luajtur.

10/03/2024 10:55-Fakte rreth dy ekipeve dhe parashikimi i rezultatit

Liverpooli ka marrë shtatë fitore radhazi në të gjitha garat ndërsa ata ‘shkatërruan’ Sparta Prahën në raundin e 1/8 së finales në Ligën e Evropës mbrëmjen e së enjtes.

Forma e mirë e Cityt vazhdoi teksa ata siguruan një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminuan Kopenhagën me rezultat të përgjithshëm 6-2.

Pep Guardiola dhe ekipi i tij kanë humbur dy takimet e tyre të fundit në ‘Anfield’, por duhet të marrin një rezultat të mirë kësaj radhe për të mbajtur shpresat e fitimit të titullit të katërt radhazi të Ligës Premier.

Parashikimi: Liverpool 2-2 Manchester City

10/03/2024 10:50-Lajmet e fundit rreth dy ekipeve

Liverpooli ka marrë lajme të mira pasi u konfirmua rikthimi i Darwin Nunez, Mohamed Salah dhe Dominik Szoboszlai në ditët e fundit.

Ibrahima Konate ishte zëvendësuar si masë mbrojtëse ndaj Sparta Prahës të enjten, dhe duhet ta nis nga minuta e parë sot.

Pep Guardiola do të mbetet pa shërbimet e të lënduarit Jack Grealish, ndërsa Jeremy Doku dhe Matheus Nunes mbeten në dyshim për këtë ndeshje.

10/03/2024 09:24-Mo Salah zbulon se si ka reaguar pas njoftimit tronditës të Kloppit për largim në fund të sezonit

Do të jetë fundi i një epoke te Liverpooli kur Jurgen Klopp do të largohet nga ‘Anfield’ këtë verë, dhe tani Mo Salah ka zbuluar se si ai ka reaguar kur kishte marrë vesh se trajneri i tij do të largohet.

56-vjeçari do t’i jap fund aventurës së tij tek Liverpooli pas gati një dekade në krye të klubit anglez.

Gjatë kësaj kohe, Klopp e rindërtoi Liverpoolin duke e sjellë titullin e Ligës Premier dhe atë të Ligës së Kampionëve.

Lexo lajmin e plotë...

09/03/2024 17:01-Klopp: Pep është trajneri më i mirë në botë, unë jam larg kësaj

Jurgen Klopp ka dhënë lëvdata të larta për Pep Guardiolën përpara ndeshjes së sezonit mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Liverpooli është nikoqir i Cityt në ndeshjen derbi të javës së 28-të të Ligës Premier dhe kjo ndeshje mund të vulos pak a shumë titullin kampion.

Dy skuadrat janë në formë të lartë dhe në dy pozitat e parë, duke bërë që tifozët e futbollit mezi të presin këtë përballje.

Lexo lajmin e plotë...

09/03/2024 17:00-Guardiola pranon sfidën për t’i dhënë fund rekordit të dobët të Man Cityt në ‘Anfield’

Pep Guardiola është gati për sfidën e vështirë teksa kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester City, do të udhëtojë për në ‘Anfield’ aty ku do të përballet me Liverpoolin në një ndeshje shumë të rëndësishme në luftën për titull.

Të besuarit e Guardiolës do të hyjnë në këtë duel si favoriti kryesor për të fituar titullin që do të ishte i katërti radhazi, dhe i gjashti në shtatë vitet e fundit, por që rekordi i tyre i fitoreve në ‘Anfield’ është mjaft i dobët.

Ata morën një fitore bindëse me rezultat 4-1 rreth tri vite më parë, por ajo ndeshje ishte zhvilluar mbrapa dyerve të mbyllura dhe atmosfera do të jetë elektrizuese kësaj radhe.

Lexo lajmin e plotë...

09/03/2024 16:39-Dy lojtarët më të vlerësuar deri më tani te Liverpool dhe Man City

Mohamed Salah është lojtari më i vlerësuar nga SofaScore te Liverpooli me notën 7.7, ndërsa te Man City këtë vend e mban Rodri me notën 8/02.

Salah ka 15 gola dhe 6 asistime këtë sezon, ndërsa Rodri ka 6 gola dhe 5 asistime, jo keq për një mesfushor fundor.

09/03/2024 16:33-Formacionet e mundshme, Liverpool - Man City

Liverpooli pritet të luajë me treshen, Mohamed Salah, Luis Diaz dhe Darwin Nunez në sulm, ndërsa Man City do t'i besojë Erling Haalandit, i cili do të mbështet nga Kevin de Bruyne, Bernardo Silva dhe Phil Foden.

09/03/2024 16:24-Jurgen Klopp vs Pep Guardiola, gjermani më shumë fitore

Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola janë takuar plotë 29 herë mes vete, ku gjermani ka 12 fitore, spanjolli ka 11 fitore, ndërsa gjashtë ndeshje janë mbyllur baras.

09/03/2024 16:02-Statistikat e Liverpoolit dhe Man Cityt deri më tani këtë sezon

Liverpooli dhe Man City deri më tani kanë zhvilluar nga 27 ndeshje, ku secila skuadër ka nga 19 fitore.

Reds kanë gjashtë barazime dhe dy humbje, ndërsa qytetarët kanë pesë barazime dhe tri humbje. Kjo e bën diferencën e pikëve pasi që Liverpooli ka 63, ndërsa Man City ka 62 pikë.

Liverpooli ka nëntë ndeshje pa pësuar gola, ndërsa Man City ka tetë ndeshje pa pësuar gol.