Please enter at least 3 characters.

Mbreti Charles respekton islamin, heq këpucët gjatë vizitës në xhami

Mbreti Charles i Mbretërisë së Bashkuar hoqi këpucët gjatë vizitës në Eko-Xhaminë e parë të Evropës në Kembrixh.

Monarku 77-vjeçar, i cili rrallë shfaqet pa këpucët e tij elegante prej lëkure, u pa vetëm me çorape gjatë vizitës në Xhaminë Qendrore të Kembrixhit, në shenjë respekti ndaj traditës fetare.



Pasi veshi përsëri këpucët, Mbreti zbuloi një pllakë përkujtimore që shënonte 75-vjetorin e marrjes së statusit të qytetit nga Kembrixhi, i dhënë nga Mbreti George VI. Më pas, atij iu dhurua edhe një libër kushtuar historisë së xhamisë.

Anëtarët e familjes mbretërore britanike rrallë shihen duke hequr këpucët në publik, por e bëjnë këtë shpesh si shenjë respekti gjatë vizitave në objekte fetare. Në mars, Princesha e Uellsit hoqi takat e saj gjatë vizitës në Tempullin Hindu Shreeji Dham Haveli.

Këtë herë, Mbreti Charles nuk u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Mbretëresha Camilla, pasi ajo po vizitonte organizatën bamirëse Emmaus Norfolk dhe Waveney, e cila ofron strehim, mundësi punësimi dhe mbështetje për personat e pastrehë. /Telegrafi/