Please enter at least 3 characters.

Mbretërit fillojnë mbarë

2016/01/f.0828215146769_m.jpg

Një asistim i Mesut Oezil e gjeti përpara golit Cristiano Ronaldon, i cili e hapi takimin (24’).

Një top të kthyer nga Sergio Ramos e shfrytëzoi Marcelo për ta dyfishuar epërsinë (28’) dhe ky ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë.

Me një goditje të bukur nga distanca, Xabi Alonso e ngriti epërsinë në 3-0 (64’), ndërsa portugezi Ronaldo regjistroi edhe golin e dytë personal pas asistimit të Angel Di Maria (71’).

Pak minuta pasi u inkuadrua në lojë, Ricardo Kaka shënoi golin e pestë në ndeshje me ndihmën e bashkëkombësit të tij Marcelo (82’).

Cristiano Ronaldo kompletoi het-trikun e tij, ndërsa edhe në këtë gol ishte i përfshirë Kaka, i cili ofroi asistimin. /Telegrafi/