Mbretëria e Bashkuar vendos një sistem të ri anti-dronë me kosto të ulët në Lindjen e Mesme
Mbretëria e Bashkuar po vendos sistemin e ri në Lindjen e Mesme për të mbrojtur "qytetarët dhe partnerët e Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme nga sulmet me dronë", tha Ministria e Mbrojtjes.
Sistemi i Armëve të Vrasjes me Precizion të Avancuar (APKWS) do të instalohet në avionët luftarakë RAF Typhoon për t'i mundësuar atyre të shkatërrojnë objektivat me saktësi, transmeton Telegrafi.
Ministri për gatishmërinë e mbrojtjes dhe industrinë, Luke Pollard, deputet tha: "Kjo ka qenë një përpjekje e shkëlqyer duke punuar me industrinë për të testuar dhe vendosur këtë sistem brenda pak muajsh, gjë që do të ndihmojë forcat ajrore të rrëzojë shumë më tepër dronë me një kosto shumë më të ulët”.
"Flota jonë Typhoon është shtylla kurrizore e mbrojtjes ajrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s, me forcat ajrore që mbron krahun lindor të Evropës nga inkursionet ruse të dronëve dhe mbron partnerët tanë në të gjithë Lindjen e Mesme", shtoi ai.
Në anën tjetër Trump vazhdimisht deklaron se nëse Irani nuk dakordohet me kërkesat e Shtëpisë së Bardhë do të përjetojnë momente të vështira. /Telegafi/


