Please enter at least 3 characters.

Mbrëmja më fitimprurëse e vitit - ja sa miliona euro fituan Usyk dhe Verhoeven pas duelit në Egjipt

Oleksandr Usyk mbrojti titullin botëror në kategorinë e peshave të rënda pasi mposhti Rico Verhoeven me nokaut në raundin e 11-të, në një spektakël të zhvilluar pranë piramidave të Gizës në Egjipt.

Përveç vetë duelimit dhe përfundimit kontrovers të ndeshjes, vëmendje të madhe kanë marrë edhe shifrat financiare që shoqëruan këtë event madhështor.

Sipas raportimeve, Usyk fitoi mes 35 dhe 50 milionë dollarëve nga kjo përballje. Si kampion dhe emri kryesor i mbrëmjes, boksieri ukrainas siguroi një pagesë të garantuar prej 25 deri në 40 milionë dollarë, ndërsa pjesa tjetër e të ardhurave erdhi nga sponsorët dhe të drejtat “pay-per-view” (PPV).

Nga ana tjetër, Verhoeven arkëtoi mes shtatë dhe dhjetë milionë dollarëve, pavarësisht se kjo ishte vetëm ndeshja e tij e dytë profesionale në boks.

Organizatorët realizuan pjesën më të madhe të fitimeve përmes të drejtave televizive dhe marrëveshjeve me sponsorët, ndërsa të ardhurat nga shitja e biletave ishin më të ulëta krahasuar me eventet e ngjashme të zhvilluara në Las Vegas apo Arabinë Saudite.

Megjithëse fitimet nuk i kaluan ato të dueleve të mëparshme të Usykut ndaj Tyson Fury dhe Daniel Dubois, kjo mbrëmje konsiderohet një nga ngjarjet më fitimprurëse sportive të vitit.

Vendndodhja unike pranë piramidave dhe interesi i madh i publikut global i dhanë kësaj përballjeje statusin e një spektakli të vërtetë sportiv dhe financiar./Telegrafi/