Please enter at least 3 characters.

Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

2021/10/kryesia-e-kuvendit-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Kryesia pritet të mblidhet në ora 11:00.

Në rend ditë përgatitjet për seancë të re plenare.

Rendi i ditës së Kryesisë së Kuvendit:I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,2. Pyetjet parlamentare,3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar,5. Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.14/62 datë 23.02.2022, për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë,6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,7. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesaveVendi: C301Koha: 11:00 /Telegrafi/