Mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së, Lushaku: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së
05/08/2026
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban sot mbledhje, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Para mbledhjes së deputetëve të kësaj partie, deputetja Jehona Lushaku në një deklaratë për media theksoi se kërkesa e tyre është presidenti t’i takojë LDK-së.
“Ju e dini që LDK gjithmonë ka thënë që institucionet kryesore të vendit duhet të sigurojnë një balanc mes fuqisë politike, partive politike... edhe në këtë kuptim kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së, në kuptimin që të diskutojmë së bashku për gjithë pushtetin dhe pastaj të bëhet ndarja në mënyrë proporcionale”, u shpreh ajo. /Telegrafi/


