Please enter at least 3 characters.

Mbi 40 fëmijë deri në nëntë vjet janë pozitiv me coronavirus në Maqedoni

2020/04/wawa-4.jpg
332:"BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)
26:"Photothek via Getty Images

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 37 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy viktima.

Për sa i përket shpërndarjes gjinore, nga rastet e regjistruara, 46.4% janë meshkuj dhe 53.6% janë femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 50.0/100,000, ndërsa tek femrat 58.0/100,000.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mosha e pacientëve varion nga 0 deri në 91 vjet (mesatarja është 45 vjeç). Numri më i madh (n = 233) i pacientëve janë të moshës 50-59 vjeç ose 20.9%, ku është regjistruar incidenca më e lartë specifike - 83.8/100,000. Në personat mbi 60 vjeç, incidenca është 59.2 në 100.000 njerëz.

Incidenca më e ulët e 18.8 dhe 18.4 për 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-9 dhe 10-19, ku janë raportuar përkatësisht 43 dhe 46 raste./Telegrafi/