Please enter at least 3 characters.

Mbappe konfirmon se nuk e ka ndërmend të largohet nga PSG

2019/03/Kylian-Mbappe-e1552306258902.jpg
312:"PARIS, FRANCE - MARCH 06: Juan Bernat of PSG celebrates with Kylian Mbappe after he scores his sides first goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Paris Saint-Germain and Manchester United at Parc des Princes on March 06, 2019 in Paris, . (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Menjëherë pasi u eliminua Paris Saint Germainu filluan edhe thashethemet se Kylian Mbappe mund të largohet nga Parisi.

Por, nuk ka kaluar shumë dhe sulmuesi francez i është përgjigjur këtyre zërave duke thënë se janë të pavërtetë.

"Po, mendoj se do të jem këtu. Mund të them se jam i sigurt", ka thënë Mbappe për Telefoot.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"Kjo ishte e konfirmuar para rezultatit të kësaj ndeshje. Nuk dua të shtojë spekulimet për situatën time, posaçërisht tani pasi u eliminuam. Jam shumë i qartë në këtë".

Një nga skuadrat që ka shfaqur interesim serioz për ish-yllin e Monacos është Real Madridi.

Gjithsesi afati kalimtar i verës është i gjatë dhe gjërat mund të ndryshojnë, Florentino Perez mund të befasojë të gjithë me një ofertë.

Deri më tani në këtë sezon 20-vjeçari ka shënuar 29 gola në 33 ndeshje. /Telegrafi/