Max Verstappen fiton sërish, Norris sanksionohet dhe Ferrari ringjallet garën për titullin
Max Verstappen ka fituar në mënyrë të përsosur Çmimin e Madh të Katarit, fitorja e tij e nëntë në 2024 dhe e 63-ta në karrierën e tij.
Ishte një garë e pabesueshme, plot incidente, prekje, makina sigurie dhe mbi të gjitha sanksione… Më vendimtarja ishte momenti i Lando Norrisit i cili u dënua për 10 sekonda.
I dyti përfundoi Charles Leclerc, ndërsa podiumin e kompletoi Oscar Piastri.
Ndërkohë, diferenca e McLarenit me Ferrarin në garën për Konstruktorë, ngushtohet në 21 pikë.
McLaren iu afrua kampionatit në një moment të garës, kur ishte i dyti dhe i treti me Norris dhe Piastri, por sanksioni ndaj anglezit dhe kalimi i Leclerc ndaj australianit e ndryshoi plotësisht situatën.
McLaren ka 640 pikë, kurse Ferrari ka 619 pikë, ku gjihçka do të vendoset në garën e fundit, pasi në lojë janë edhe 44 pikë.
Max Verstappen më 24 nëntor e festoi titullin e katërt të kampionit në Formula 1. /Telegrafi/


