Mauri: Lazio e meriton të luajë në Ligën e Kampionëve
Roma tash e ka të sigurt pozitën e dytë dhe kualifikimin e drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve, derisa Lazio ka nevojë për së paku një pikë në javën e fundit ndaj Napolit për ta siguruar pozitën e tretë.
“Ndeshja shkoi keq sot dhe nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi edhe një rund të mbetur dhe duhet të performojmë në nivelin më të lartë gjatë gjithë sezonit”.
“Ne merituam diçka më shumë kundër Juventusit në Coppa Italia dhe e njëjta vlen këtu”, ka thënë Mauri për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.
“Ne meritojmë të jemi në Ligën e Kampionëve dhe duhet të nxjerrim rezultat kundër Napolit me çdo çmim”.
“Ne gjithë javën kemi dashur të sigurojmë pozitën e dytë, pasi faza preliminare është e vështirë, por tash jemi në pozitë ku duhet ta ruajmë pozitën e tretë”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/


