Mashtruesit e Afrikës kundërshtar të Kosovës
Por, cila është në të vërtetë kjo përfaqësueses pak e njohur për opinion?
Takimin e parë kjo përfaqësuese e ka zhvilluar më 1975, kur humbën nga Kina (2:6), prej atëherë nuk kanë zhvilluar takim për dhjetë vite (deri më 1985), raporton Sporti 1.
Më 2000, ky vend ka fituar të drejtën për të organizuar Kupën e kombeve të Afrikës më 2012 bashkë me Gabonin, për këtë janë ndërtuar edhe dy stadiumet të reja.
Në vitet e fundit, ky vend njihet për mashtrim të opinionit ndërkombëtar të futbollit, duke i dhënë shtetësi dhe të drejtën për të luajtur në kombëtar futbollistëve mercenar që nuk kanë asnjë lidhje me këtë shtet.
Në vitin 2012, pas një humbje nga Kongo (4:0), Federata e Guinesë Ekuatoriale angazhoi nëntë futbollistë brazilianë. Më 2013, Federata angazhoi kolumbianin, Jimmy Bermudez i cili paguhet nga tremijë euro për çdo lojë.
Më 2015, ekipi u përjashtua nga kualifikimet për Kupën e kombeve të Afrikës për shkak të problemeve me pasaporta dhe moshë të vërtetë të futbollistëve, ndërsa në këtë drejtim dallohet rasti i kamerunasit, Thierry Fidjeu, i cili ndikoi në këtë përjashtim.
Ekipi megjithatë ka rezultate interesante këtë vit kanë mposhtur Tunisin (2:1), pastaj Gabonin dhe kanë barazuar me Bregun e Fildishtë.
Në ranglistën më të fundit të FIFA-së, Guinea Ekuatoriale zë vendin e 62, ndëras në shkurt të këtij viti ishin në mesin e top 50 kombëtareve më të mira të botës.
Kontigjenti i futbollistëve përbëhet edhe nga lojtarë që luajnë në Evropë, si Javier Balboa (spanjoll i lindur) ish-futbollist i Real Madridit, Emilio Nsue (Middlesborough), kurse disa lojtarë luajnë edhe në kategori të dyta e treta në Spanjë. /Sporti1.com/


