Please enter at least 3 characters.

“Martial i lënduar që Unitedi ia mori fanellën me Nr.9”

2016/11/martial.jpg

Sipas agjentit të tij, Anthony Martial është lënduar pasi Manchester United ia ka dorëzuar Zlatan Ibrahimovicit fanellën me numër nëntë.

Martialit iu dorëzua fanella me numrin e tij të preferuar pas mbërritjes së tij nga Monaco në vitin 2015, por iu desh ta ndërroj me numrin 11-të kur Ibrahimovic iu bashkua skuadrës nga Paris Saint-Germain.

“Unë nuk jam duke gënjyer në lidhje me të, atij i dhemb kur Manchester Unitedi ia mori fanellën me numër nëntë. Ai ishte i habitur nga ajo dhe ishte i zhgënjyer për disa ditë”, ka thënë Philippe Lamboley për RMC, përcjell Telegrafi.

“Por ai është një profesionist. Ai e dinte se kishte për të luftuar përsëri”.

“Personalisht, unë nuk e pranoj vendimin, mendoj se ishte fyese dhe i gabuar”, përfundoi agjenti i sulmuesit francez. /Telegrafi/