Please enter at least 3 characters.

Marotta: Conte dhe Pogba kryeveprat e mia

2019/07/Conte-Marotta-e1562410163856.jpg
280:"ROME, ITALY - AUGUST 18: Juventus FC head coach Antonio Conte and DG Giuseppe Marotta celebrate winning the Supercup trophy after the TIM Supercup match between SS Lazio and FC Juventus at Olimpico Stadium on August 18, 2013 in Rome, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Beppe Marotta beson se Antonio Conte është "top lojtari i vërtetë i Interit" dhe shpjegon pse Juventusi përfundoi një kryevepër me transferimin e Paul Pogbas.

Ish-drejtori i bardhezinjve mori një rol të ri në Inter këtë vit dhe foli gjerë e gjatë për karrierën e tij në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

"Një Inter i madh po merr formë. Njerëzit gjithmonë thonë se skuadra është një reflektim i klubit, dhe tani ka një pronësi të fortë pas Interit me vizion afatgjatë. Ekipi do të ndjekë atë model".

"Së bashku me të gjitha këto, Antonio Conte është top lojtari më i mirë i Interit".

Conte dhe Marotta (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Marotta u pyet për kryeveprën e tij të transferimeve në karrierë, kështu që në mënyrë të pashmangshme tha për marrëveshjen e dyfishtë Pogba.

"Mendoj se marrëveshja ime më e mirë ishte Pogba në Juve".

"Ne e morëm atë falas nga Manchester Unitedi dhe më pas e shitëm atë në United për 115 milionë euro".

"Më e keqja ishte kur isha me Atalantën, pasi në vitin 2001 kemi shitur Cristian Zenoni dhe Massimo Donati në Milan për 45 milionë lira plus Gianni Comandini, i cili vlerësohej me 15 milionë lira. Kam pritur kaq shumë nga Comandini, por ai nuk ia doli", ka thënë Marotta. /Telegrafi/