Please enter at least 3 characters.

Mark Zuckerberg bëhet “i pavdekshëm”?

2016/01/f.0309195850294_210.jpg
Tani, duket se radha i ka ardhur një drejtori tjetër të një kompanie të teknologjisë, dhe fjala është për të riun Mark Zuckerberg, figura e të cilit është bërë “e pavdekshme”, pas konstruktimit të saj me materiale plastike.
Kjo figurë interesante për Mark Zuckerberg është krijuar nga Cyril Chang, e cila gjithashtu ka bërë figurën e shefit të Apple, ndërsa e njëjta po shitet në sasi të limituara, përkundër interesimit për ta poseduar një të tillë.

Krijuesit e kësaj figure e kanë quajtur atë “The Poking Inventor”, pasi që emërtimi i saj pas emrit të Zuckerberg, është problem për avokatët e rrjetit social.
Nëse e dëshironi edhe ju një të tillë, atëherë atë mund ta bleni nga MIC Gadget, ndërsa ende mbetet të shihet se sa do të zgjasë kjo aventurë e krijuesve të saj, dhe nëse avokatët e Facebook do t’i vihen pas, për ta ndaluar shitjen e saj. / Telegrafi /