Please enter at least 3 characters.

Marina Vjollca shpenzon mbi tre mijë euro për një paraqitje

2021/01/136696367_817304085482068_521918398569669722_n-e1610362903287.jpg

Ajo është ndër prezantueset shqiptare që pëlqehet në masë të madhe për paraqitjet televizive.

Bëhet fjalë për Marina Vjollcën, e cila përmes postimeve në rrjete sociale mban afër mbështetësit e saj.

Në disa fotografi të publikuara në Instagram, Marina ditën e djeshme (e diel) ka marrë vëmendjen e fansave.

Por, për t’u dukur kaq bukur, sigurisht, bukuroshja bionde ka shpenzuar një shumë të majme në marka të njohura.

Shqipe.Closet në një përshkrim ka grumbulluar shpenzimet e saj, që të gjitha së bashku arrijnë shumën prej 3.094 euro.

Çmimin më të lartë kësaj radhe e mban paruka me 1.370 euro, kurse më e ulta I përket bluzës dhe mini-fundit.

Ndërkohë, theksojmë se Vjollca është shumë e ngarkuar me emisionin e saj “Klanifornia”. /Telegrafi/