Mariçiq: Rruga evropiane do të thotë reforma dhe mundësi të reja
17/11/2022
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq u shpreh se procesi i skriningut dhe Raporti i Komisionit Evropian janë udhëzime dhe mundësi që në mënyrë të drejtë të planifikohen reformat e ardhshme në disa fusha/
"Këtë e kemi premtuar jo vetëm te partnerët evropianë, por edhe te qytetarët. Dhe për këtë kemi dëshirë dhe vullnet politike dhe kapacitet", shkroi Mariçiq/
Ai shtoi se qeveria është e përkushtuar në reforma për shkak se qëllimi nuk është vetëm anëtarësimi në BE, por Maqedoni e Veriut stabile me institucione demokratike që punojnë sipas parimeve dhe standardeve evropiane.
"Në rrugën evropiane ka reforma dhe mundësi të reja", u shpreh Mariçiq./Telegrafi./


