Please enter at least 3 characters.

Maratonisti 100 vjeçar synon rekordin

2016/01/f.1018000851859_m.jpg

 Pasi theu rekordet si vrapuesi 100 vjeçar në të tetë distancat e sprintit javën e kaluar, Fauja Singh shpreson se të dielën do të bëhet personi më i vjetër që ka mundur ta kalojë distancën 41 kilometra në maratonën e Torontos.

Ai tashmë mban rekordin si maratonisti më i shpejtë në kategorinë mbi 90 vjeç, pasi kishte përfunduar maratonën për pesë orë, 40 minuta dhe një sekondë në vitin 2003 kur ishte 92 vjeçar.

Ky burrë që ka kaluar një shekull jetë është lindur në një fshat të Indisë më 1911 dhe filloi të merrte pjesë nëpër garat e vrapimit në moshën 89 vjeçare, pasi humbi gruan dhe djalin. /Telegrafi/