Please enter at least 3 characters.

Maqedoni: Seanca të dy komisioneve kuvendare

2020/07/Kuvendi-i-Maqedonise.png

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni për sistem politik mes bashkësive.

Në agjendën e Komisionit për Transportit Lidhje dhe Ekologji janë ndryshimet në Ligjin për Strehim dhe ndryshimet në Ligjin për Sistemin Hekurudhor dhe Ligjin për Aktivitetet Komunale, të tre ligjet në leximin e dytë.

Tre ligje në leximin e dytë do t’u paraqiten anëtarëve të Komisionit për Sistemin Politik, respektivisht Propozim-ndryshimet në Ligjin për Nëpunësit Administrativ. të propozuar nga shumica parlamentare, si dhe Propozimet për ndryshimet në Ligjin për Emrin Personal dhe propozimet për ndryshim në Ligjin për dokumentet e udhëtimit për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.