Please enter at least 3 characters.

Maqedoni: 9 pacientë rezultojnë pozitiv me llojin "Omicron"

2021/12/in-omicron.jpg

Ministria e Shëndetësisë informon se në laboratorin e virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik janë kryer analizat për zbulimin e llojit Omicron të virusit SARS-CoV-2

Në laborator janë përpunuar 24 mostra pozitive për SARS-CoV-2, mostrat janë nga pacientë nga Shkupi, Koçani, Velesi, Gjevgjelia dhe Bogdanci.

Nga numri total i testuarve, në 9 pacientë është zbuluar varianti i virusit Omicron, që përbën 37,5% të mostrave pozitive.

Të gjithë pacientët pozitivë janë nga Shkupi, ndërsa një nga Koçani./Telegrafi/