Please enter at least 3 characters.

Mandzukic rrezikon të dënohet deri në katër ndeshje pas rastit me Romagnolin

2019/04/Mario-M-e1554804149599.jpg
215:"GENOA, ITALY - MARCH 17: Mario Mandzukic of Juventus looks on during the Serie A match between Genoa CFC and Juventus at Stadio Luigi Ferraris on March 17, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Prokurori i Federatës së Futbollit të Italisë, Giuseppe Pecoraro, thuhet se ka kërkuar të shikojë pamjet e goditjes së Mario Mandzukic gjatë fitores 2-1 të Juventusit kundër Milanit.

Kroati duket se ka goditur Alessio Romagnolin, por sulmuesi shmangi kartonin e dytë të verdhë pasi as gjyqtari Michael Fabbri, as sistemi VAR nuk vepruan.

Megjithëse emëruesi i gjyqtarë Nicola Rizzoli e hodhi poshtë këtë dyshim, por Pecoraro konsideroi se është një rast i rëndë i sjelljes së dhunshme, shkruan Gazzetta dello Sport.

Gjyqtari i FIGC-së, Gerardo Mastrandrea tani duhet të vendosë nëse do t'i përdorë pamjet televizive për dënimin retrospektiv.

Ylli i Zonjës së Vjetër rrezikon me një dënim prej katër ndeshjeve nëse shpallet fajtor për sjellje të dhunshme, edhe pse do të ngrejë më shumë pyetje rreth asaj se si përdoret VAR-i. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheMilanBible/status/1114610770225057794