Please enter at least 3 characters.

Man City i falet Kompanys, fitore me aromë titulli ndaj Leicesterit

2019/05/Man-City-vs-Leicester-City.jpg
371:"MANCHESTER, ENGLAND - MAY 06: Vincent Kompany of Manchester City celebrates after scoring his team's first goal with Raheem Sterling of Manchester City and Sergio Aguero of Manchester City during the Premier League match between Manchester City and Leicester City at Etihad Stadium on May 06, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka fituar me vështirësi me rezultat 1-0 ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas e ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit kampion në Ligën Premier pas fitores ndaj Leicesterit një gjiro para fundit të sezonit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, por edhe përkundër shumë rasteve të krijuara nuk arritën të tundin rrjetën.

Goditja me kokë e Agueros u ndal nga Schmeichel (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Phil Foden (12') dhe Sergio Aguero (33'), por në të dy rastet u ndalën nga Casper Schmeichel.

Në pjesën e dytë, vazhdoi trysnia dhe lojë më e mirë e vendasve, të cilët pas shumë rasteve të krijua arritën të gjejnë edhe golin.

Ishte kapiteni Vincent Kompany (70'), i cili shënoi një supergol nga distanca për epërsinë e Cityt 1-0.

Momenti i goditjes nga Kompany (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t'i konkretizojnë dhe ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 95 pikë apo një më shumë se Liverpooli i vendit të dytë, ndërsa Leicesteri zë vendin e nëntë me 51 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te Brightoni, ndërsa Dhelprat e presin në shtëpi Chelsean. /Telegrafi/

https://twitter.com/ludi21veka/status/1125498028083773445