Please enter at least 3 characters.

Man City fiton Superkupën e Anglisë pas triumfit në penallti ndaj Liverpoolit, Shaqiri ishte i saktë nga pika e bardhë

2019/08/Man-City-vs-Liverpool.jpg
296:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 04: Raheem Sterling of Manchester City celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the FA Community Shield match between Liverpool and Manchester City at Wembley Stadium on August 04, 2019 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka arritur të fitojë (5-4) në penallti ndaj Liverpoolit në finalen e Superkupës së Anglisë të njohur ndryshe si FA Community Shield pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.

Finalja e madhe e Superkupës së Anglisë e zhvilluar në Wembley ka dhuruar aksion, emocione dhe gola, ndërsa në fund fitores iu gëzua ekipi i Pep Guardiolas.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta nga ana e Cityt, të cilët edhe gjetën golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 12-të dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas një skemë të mirë të Cityt.

Sterling kaloi Cityn në epërsi (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, u zhvillua krejtësisht lojë tjetër dhe djelmoshat e Jurgen Kloppit treguan tjetër fytyrë duke dominuar me raste dhe duke gjetur golin e barazimit.

Fillimisht Reds patën rast të mirë në minutën e 57-të, por goditja e Virgil Van Dijk u ndal nga shtylla.

Megjithatë, në minutën e 77-të Liverpooli gjeti golin dhe ishte Van Dijk ai i cili asistoi për partnerin e tij Joel Matip që shënoi nga afërsia për 1-1.

Festa e Matip pas golit të barazimit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes, Liverpooli pati edhe disa raste të mira shënimi me anë të Naby Keita (83'), Mohamed Salah (88', 90+) dhe Xherdan Shaqiri (90+), por pa sukses dhe në fund fituesi u desh të përcaktohej nga penalltitë.

Në ekzekutimin e penalltive më të saktë ishin lojtarët e Cityt, të cilët fituan në fund me rezultat 5-4.

Te Liverpooli, ylli shqiptar Shaqiri e shënoi golin e parë. /Telegrafi/ 

https://twitter.com/TheGoalsBible/status/1158041440150335489