Please enter at least 3 characters.

Mali i Zi me dy mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Kosovës

2019/05/Mali-i-Zi.jpg
289:"PODGORICA, MONTENEGRO - OCTOBER 08: Stevan Jovetic of Montenegro celebrates after scoring goal 3-0 during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Montenegro and Kazakhstan at Podgorica City Stadium on October 8, 2016 in Podgorica, Montenegro, (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Malit të Zi nuk do të jetë e kompletuar për përballjen me Përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës më 7 qershor në stadiumin e kryeqytetit në Podgoricë, takim ky i cili do të zhvillohet nga ora 20:45.

Ky takim do të luhet pa praninë e publikut shkaku i ndëshkimit nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s për thirrje raciste dhe abuzim me lojtarët kundërshtar.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra e 'zezë' për malazezët, pasi ata do të duhet të luajnë ndaj Kosovës pas dy sulmuesin e tyre.

Jovetic do të jetë mungesa e madhe e Malit të Zi (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Ylli i njohur, Stevan Jovetic ka kryer një operim në këmbë dhe do të mungojë deri në muajin nëntor.

Mungesa e dytë do të jetë Luke Gjorgjevic, i cili ka lënduar muskulin e këmbës dhe do të jetë katër muaj jashtë fushave të blerta.

Këta dy futbollistë do t'i mungojnë Malit të Zi edhe ndaj Çekisë disa ditë më vonë. /Telegrafi/