Please enter at least 3 characters.

Mali i Zi i bashkohet KFOR-it, çon trupa edhe në Afganistan

2018/02/auto_Army_Montenegro1517606434.jpg

Trupat e ushtrisë malazeze do të përfshihen në dy misione të ruajtjes së paqes.

Do të vijnë edhe në Kosovë, por më shumë syresh do të shkojnë në Afganistan.

Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Malit të Zi ka dhënë sot propozime për dërgimin e 40 anëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në misionin ndërkombëtar në Afganistan dhe dy zyrtarë të stafit në misionin e KFOR-it në Kosovë, përcjell kp.

Një raport mbi pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në stërvitjet ndërkombëtare u miratua në vitin 2017.