“makazze” e fiton trofeun e parë me NaVi-n
Drin “makazze” Shaqiri e ka fituar trofeun e parë në Counter Strike 2 me organizatën më të mirë në histori, Natus Vincere (NaVi).
NaVi ashtu siç pritej, e fitoi eventin “StarLadder StarSeries Fall 2025”, ku ishin favorit të padiskutueshëm shkaku i ekipeve tjera pjesëmarrëse, ku të gjitha ishin të kategorisë së dytë.
Në finale, NaVi mposhti me mape 2-0 ekipin e famshëm Ninjas in Pyjamas (NIP), skuadër të cilin e kishin mundur edhe në gjysmëfinale, por kjo e fundit arriti të kualifikohet shkaku që sërish mposhtën B8.
Në mapin e parë “De_Nuke”, NaVi fitoi me rezultat bindës 13:7, ku “makazze” arriti të bënte 18 eliminime, dy më pak se Ihor “w0nderful” Zhdanov, që ishte më i miri në këtë map.
.@makazzee's triple kill allows us to win a round vs full buy!
©️https://t.co/p7j9ndRUbh#navinationpic.twitter.com/BobTu1OyPT
— NAVI (@natusvincere) September 21, 2025
Kurse, në mapin e dytë “De_Inferno”, NaVi bëri një përmbysje fantastike, pasi pjesën e parë e humbën me rezultat 3-9, megjithatë në fund shënuan fitore me rezultat 13-10.
“makazze” në këtë map nuk ishte në formën më të mirë, e u ‘zgjua nga gjumi’ në rundet e fundit, për të bërë në fund 11 eliminime.
Kësisoj, NaVi gjithashtu fiton 200 mijë dollarë (170 mijë euro), ndërsa NiP si vend i dytë fiton 130 mijë dollarë (110 mijë euro).
NaVi përpos trofeut, ka marrë edhe 182 pikë tjera në VRS (renditja e përgjithshme), duke u ngritur gjashtë pozita, pra tani zënë pozitën e nëntë në botë./Telegrafi/


