Please enter at least 3 characters.

Macron dhe Trump bisedojnë para vendimit të presidentit amerikan për marrëveshjen bërthamore iraniane

2018/05/unnamed-26.jpg

Presidenti francez dhe ai amerikan, Emmanuel Macron dhe Donald Trump, kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike, ku biseduan për çështje në lidhje me paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme, njoftoi presidenca franceze.

Kjo bisedë u zhvillua vetëm pak orë nga njoftimi i vendimit të presidentit amerikan në lidhje me marrëveshjen bërthamore iraniane, të cilën nuk ka reshtur së e kritikuari, por Elizeja nuk dha asnjë detaj më shumë.

Nga ana tjetër Bashkimi Evropian ripërsëriti sot mbështetjen e saj për marrëveshjen në lidhje me çështjen bërthamore të arritur me Iranin.

Kjo u bë e ditur në një mbledhje në Bruksel me zëvendësministrin iranian të Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi.