Please enter at least 3 characters.

Macja u mahnit nga dritat e Krishtlindjeve

2024/12/70558ae9-19f7-4e6c-9701-d64c81df1016.jpg

Një video e TikTok ka rrëmbyer zemrat e adhuruesve të maceve në mbarë botën duke treguar momentin e paharrueshëm të Krishtlindjes të një koteleje.

Në një video të publikuar në TikTok, pronarët e veshin kotelen Oliver me një pulovër të kuq të adhurueshëm ndërsa e përgatisin atë për një shëtitje në mbrëmje me makinë për të parë së bashku dritat e Krishtlindjeve.

Macja Oliver, qetësia dhe durimi i së cilës kënaq audiencën, ulet rehat në prehrin e pronarit, ndërsa makina kalon nëpër rrugët e zbukuruara me instalime drite.

Pastaj Oliver qëndron në dy putra dhe shikon me entuziazëm dekorimet nga dritarja e veturës.

Videoja ka mbledhur më shumë se tre milionë shikime dhe përdoruesit janë prekur nga ëmbëlsia e Oliverit. /Telegrafi/