Please enter at least 3 characters.

Macaulay Culkin flet për arsyet pse u tërhoq nga aktrimi

Macaulay Culkin

Macaulay Culkin ka rrëfyer arsyet pse vendosi të largohej nga aktrimi që në adoleshencë.

Ai nisi karrierën që në moshën 4-vjeçare, duke marrë role në seriale televizive si "The Equalizer" dhe filma si "Rocket Gibraltar" dhe "Uncle Buck".

Suksesi i tij i madh erdhi me rolin e Kevin McCallister në "Home Alone" dhe "Home Alone 2", që e bëri Culkin një yll të famshëm dhe shumë të pasur.

Macaulay Culkin

Megjithatë, ai tërhoqi papritur nga industria pas filmit "Richie Rich" në vitin 1994, një vendim që i ka habitur të gjithë.

Edhe pse gjatë viteve ka marrë disa role të tjera, Culkin thotë se është 'teknikisht i tërhequr' nga aktrimi.

Ai shpjegon: “Tërhiqem dhe nëse gjej diçka që më pëlqen, kthehem, e bëj dhe menjëherë tërhiqem përsëri. Çdo rol është i fundit".

Arsyeja kryesore për largimin e tij nga Hollywoodi ishte presioni nga babai dhe dëshira për të përjetuar eksperienca normale të adoleshencës: “Shkova në shkollë të mesme, u dashurova, u deha për herë të parë, gjëra të tilla".

Sot, pranon role vetëm nëse i pëlqejnë, si në serialin "Fallout".

"Arsyeja që e bëj tani është thjesht sepse më pëlqen. Pagesa, kënaqësia, kjo është arsyeja për të marrë një rol", theksoi mes tjerash. /Telegrafi/