Please enter at least 3 characters.

Lyrical Son me urim të përzemërt në ditëlindjen e bashkëshortes

2020/08/lyricalson_117931987_2403934903240809_7140358024938036350_n-e1598091102990.jpg

Pak ditë më parë, ata festuan gjashtë vjetorin e martesës.

Çifti Lyrical Son dhe Gresa janë shumë të komentuar nga publiku në media dhe rrjetet sociale.

Këtë të shtunë, bashkëshortja e reperit feston ditëlindjen, me ç’rast ky i fundit u kujdes për një urim të përzemërt për të.

Ai ka publikuar një fotografi të tijën bashkë me gruan në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës i ka uruar edhe plot të tjera më të dashurës së tij.

“Urime ditëlindja shpirt. Ishalla edhe plot tjera me shëndet e dashuri (që po i bjen me mua haha)”, ka shkruar reperi prishtinas në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet e fansave që dyshja kanë pranuar nga ndjekësit e reperit në hapësirën për komente.

Si fryt i martesës gjashtë vjeçare, çifti janë prindër të dy vajzave. /Telegrafi/