Lushtaku betohet më 3 janar
24/12/2013
Lajmin për Rrokum TV e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci.
Koci tha se deri me 6 janar kryetari i trupit gjykues ka caktuar afatin për dorëzimin e kundërshtimeve të mbrojtjes, dhe mbas kësaj pritet me u caktuar seanca e radhës për “Grupin e Drenicës”, citon orainfo
Avokati Koci nuk u beson raportimeve të disa mediave se një telefonatë, që ka zgjate disa minuta në mes të baroneshës Catherine Ashton dhe shefit të Misionit EULEX, Bernd Borchardt, ka bërë që Lushtakut t’i lejohet betimi. /Telegrafi


