Luiz Ejlli thotë se ka shtyrë këngën e re për të shtunën për shkak të ngjarjes tronditëse në Shqipëri
20/11/2024
Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat.
Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ai tregon se kënga e tij që do të publikohej sot, është shtyrë për të shtunën.
Kjo për shkak të rastit të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u ther me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Njoftimi i plotë i Luizit:“Për shkak të fatkeqësisë ku një 14-vjeçar humbi jetën, në emrin tim dhe të stafit tim SBS Musicent, kënga që do të publikohej sot, shtyhet për të shtunën në ora 19:00.Prindër të Martinit, unë nuk mund të imagjinoj se si ndiheni...por e di shumë mirë se sa e keni dashur.Ngushëllime”. /Telegrafi/


