Please enter at least 3 characters.

Luis Suarez për mungesat e Salah dhe Firmino: Ata kanë edhe Shaqirin, Origin e Sturridge

2019/05/Shaqiri-Salah-e1557178888986.jpg
281:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 29: Xherdan Shaqiri of Liverpool comes on as a substitute for Mohamed Salah during the Premier League match between Chelsea FC and Liverpool FC at Stamford Bridge on September 29, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona udhëton te Liverpooli të martën mbrëma për ta zhvilluar ndeshjen kthyese gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe Luis Suarez i ka këshilluar bashkëlojtarët e tij të kenë kujdes.

Liverpoolit do t'i duhet të bëjë ndaj Barcelonës, pa dyshen e sulmit Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, ndërsa në dyshim tani është edhe Virgil Van Dijk.

Por, ish-lojtari i Liverpoolit, Suarez ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij te Barcelona që mos të nënvlerësojnë sulmuesit e tjerë të klubit anglez, pasi aty nuk janë vetëm Salah dhe Firmino.

Suarez luajti së bashku me Daniel Sturridge në sezonin 2013-14 me dyshen që shënuan secili mbi 20 gola këtë sezon, ndërsa Xherdan Shaqiri asistoi tek goli i fitores nga Divock Origi të dielën dhe uruguaiani thotë se këtë tre janë lojtarë me kualitet.

"Ai [Salah] është një lojtar shumë i rëndësishëm, është ndër tre më të mirët e botës gjatë dy viteve të fundit", ka thënë fillimisht Suarez.

Suarez kërkon kujdes për Shaqirin dhe Origin (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Është një humbje e madhe për ta, por ata kanë lojtarë si Origi, Shaqiri, Sturridge që mund të luajnë".

"Të gjithë janë lojtarë cilësorë", përfundoi ylli uruguaian. /Telegrafi/