Luis Enrique tregon se kush duhet të jetë fitues i Topit të Artë 2026
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, mendon se njëri nga lojtarët e tij e meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit.
Ceremonia e Topit të Artë 2026 pritet të mbahet me 26 tetor në Londër dhe tashmë shumë emra janë përfolur si fitues potencial.
Kylian Mbappe, Lamine Yamal dhe Harry Kane janë cilësuar si favoritët kryesor për çmimin individual, por kështu nuk mendon edhe trajneri Luis Enrique.
Sipas trajnerit spanjoll, Topi i Artë 2026 duhet të fitohet nga një lojtar i tij te PSG, pas sukseseve në sezonin e fundit.
"Nuk më intereson kush e fiton Topin e Artë. Por sipas mendimit tim, duhet të jetë një lojtar i PSG-së", ka thënë fillimisht trajneri spanjoll.
"Ne kemi gjithçka. Kemi lojtarë që kanë fituar Ligën e Kampionëve. Kemi Fabian Ruiz, i cili fitoi Kupën e Botës. Ousmane Dembele, i cili fitoi Topin e Artë sezonin e kaluar”.
“Ky është mendimi im. Por nuk jam i interesuar për çmimet individuale", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/


