Please enter at least 3 characters.

"Luftë" për lidership në Grupin B: Spanja-Italia, formacionet zyrtare

2024/06/1000010704.jpg

Spanja dhe Italia përballen në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht grupi B.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Veltins Arena (Gelsenkirchen).

Spanja dhe Italia kanë nga tri pikë dhe në këtë ndeshje pritet që të përcaktohet lideri, në grupin ku gjendet Shqipëria.

Formacionet zyrtare:Spanja: Unai Simon - Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella - Pedri, Rodri, Fabian Ruiz - Lamine Yamal, Morata, Nico Williams.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Barella, Jorginho, Frattesi, Pellegrini, Chiesa, Scamacca. /Telegrafi/