Please enter at least 3 characters.

Lolo - artisti që debutoi me “Jena” premton shumë në tregun muzikor shqiptar

2021/06/Screenshot_9-8.png

Ai ka bërë debutimin në skenë gjatë vitit që lamë pas dhe për pak muaj është kthyer në një nga të preferuarit e publikut.

Fjala është për artistin nga Shqipëria Lolo, i cili në nëntor solli këngën “Jena” të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Derisa po shijon suksesin e kësaj kënge me mijëra klikime në YouTube, këngëtari ka nisur punën edhe për prurje të tjera.

Përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale, Lolo premton hitin e kësaj vere dhe se do të ndërrojë lojën në Shqipëri.

Siç ka lënë të kuptohet, këto projekte janë duke u realizuar në një studio në Londër ku edhe e kalon një pjesë të madhe të kohës.

Lolo u prit mirë edhe nga publiku shqiptar, pavarësisht se është ndër artistët më të rinj në treg. /Telegrafi/