“Lojë me lapsa” te emrat e dëshmorëve (Foto)
06/04/2017
Veterani i luftës së UÇK-së - komandant i dikurshëm i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së - Pren Marashi, ka reaguar ndaj përdhosjes që i është bërë në Pejë, pllakave përkujtimore me emrat e dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë.
“Të nderuar miq;
Instalimi i antivlerave, dhënia hapësirë dhe lejimi i lloj-lloj tradhtari qe të njollosë luftën dhe gjakun e dëshmorëve, sjell pasoja qe edhe përmendoret dhe lapidaret e dëshmorëve te njollosen nga bijtë e rodi i UDB-ashave!
Janë kamerat e sigurisë dhe organet duhet te marrin masa ndaj sjelljeve te tilla te turpshme qe përdhosin vlerat !
Pllaka përkujtimore me emrat e dëshmorëve te kombit në qendër te qytetit te Pejës, sot. Mjerim!”, ka shkruar Marashi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


