Please enter at least 3 characters.

LO, Basketboll: Fitojnë Spanja dhe Rusia

2016/01/f.0731193051666_m.jpg

Spanjollët e kanë mposhtur Australinë me rezultat 82-70. Pau Gasol udhëhoqi Spanjën me 20 pikë, Rudy Fernandez shënoi 17, ndërsa Marc Gasol 12 pikë.

Rusia nuk pati probleme me Kinën, të cilën e mposhti me rezultat 73-54. Andrey Kirilenko ishte më i dalluari te rusët me 16 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te kinezët më efikasi ishte Jianlian Yi me 16 pikë të shënuara. /Telegrafi/