Liverpooli përpilon listën prej katër lojtarësh për ta zëvendësuar Van Dijk nëse ai refuzon rinovimin
Liverpooli ka hartuar një listë të ngushtë prej katër lojtarësh në rast se Virgil Van Dijk largohet këtë verë, sipas raportimeve të fundit. 33-vjeçari është në vitin e tij të fundit të kontratës aktuale me Liverpoolin, teksa e ardhmja e Mo Salah dhe e Trent Alexander-Arnold ende është e pasigurt.Sipas një raportimi nga The Athletic, reprezentuesi holandez tashmë ka marrë një ofertë, ani pse nuk ishte sipas pritshmërive të tij sa i përket gjatësisë dhe pagës që iu ofrua.Në rast largimi të Van Dijk, Liverpooli tashmë ka identifikuar katër lojtarët të cilët mund ta zëvendësojnë atë.
Sa i përket Bades, ai është ‘zemra’ e mbrojtjes tek Sevilla dhe më herët kishte qenë pjesë e Nottingham Forest, por nuk kishte bërë ndonjë paraqitje për ta.I fundit në listë, Inacio, i cili luan momentalisht tek Sporting Lisbona dhe ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij.Mbrojtësi portugez ishte pjesë e ekipit të Ruben Amorim që u shpall kampion në Portugali gjatë sezonit 2023/2024 duke luajtur në 32 ndeshje në kampionat./Telegrafi/


