Liverpooli ndalet me barazim në shtëpi nga Fulhami
14/12/2024
Liverpooli ka luajtur baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier. Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët realizuan në minutën e 11-të përmes Andreas Pereiras për rezultatin 1-0.Në minutën e 17-të Liverpooli mori një goditje të madhe pas përjashtimit me karton të kuq të Andy Robertson.Kjo nuk bëri që vendasit të zmbrapsen pasi në minutën e 47-të ata ia dolën të shënojnë për 1-1 përmes Cody Gakpos i cili u asistua nga Mohamed Salah.
Standings provided by Sofascore


