Please enter at least 3 characters.

Liverpooli konfirmon lëndimin e Keitas, do të mungojë dy muaj

2019/05/Keita-vs-Barcelona.jpg
276:"BARCELONA, SPAIN - MAY 01: Naby Keita of Liverpool walks off the pitch after being injured during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Barcelona and Liverpool at the Nou Camp on May 01, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi anglez, Liverpooli, ka konfimuar lëndimin e rëndë që Naby Keita pësoi në përballjen ndaj Barcelonës.

Keita ka hyrë në një formë të mirë në muajt e fundit duke qenë njëri nga më meritorët që Reds po luftojnë në dy fronte për trofe, Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, mesfushori nga Guinea është treguar i pafat pasi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Keita u lëndua gjatë pjesës së parë dhe u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 24-të duke u zëvendësuar me Jordan Henderson.

Tani klubi anglez ka konfirmuar lëndimin e Keitas në muskulin e epërm të këmbës dhe pritet të mungojë dy muaj.

Mesfushori i ri gjithashtu do të humb edhe Kupën e Kombeve të Afrikës.

"Keita do të jetë jashtë fushave për dy muaj pas lëndimit serioz në muskul. Ai do të humbas sezonin dhe Kupën e Kombeve të Afrikës", ka thënë Klopp në konferencë për shtyp. /Telegrafi/