Liverpooli interesohet seriozisht për yllin e Juventusit - e shohin si pasues ideal të Salah
09/12/2024
Liverpooli është njëri prej klubeve të interesuara për të kompletuar transferimin e sulmuesit të Juventusit, Kenan Yildiz, i cili ka një vlerë kartoni prej 80 milionë eurosh. Ani pse Yildiz është i lumtur tek Juventusi dhe gjiganti i Serie A nuk dëshiron ta shesë atë, burime pranë klubeve kanë konfirmuar se talenti turk ka një çmim.Është lënë të kuptohet se 80 milionë euro është shuma që do kërkohet nga ‘Zonja e Vjetër’ për të nisur negociatat, ani pse kjo do të ishte një marrëveshje tejet e vështirë për Liverpoolin.Sipas burimeve të CaughtOffside, përveç Liverpoolit edhe klubet si Arsenal, Manchester United, Aston Villa dhe Borussia Dortmund, që të gjitha kanë shprehur interesim për Yildiz.


