Please enter at least 3 characters.

Liverpooli dhe Chelsea kalojnë tutje në EFL Cup

Liverpooli dhe Chelsea kanë marr fitore ndaj Southaphton dhe Lincoln, me rezultate identike, 2-1, për të kaluar tutje në EFL Cup.

Reds fituan me dramë ndaj Southamptonit. Alexander Isak shënoi golin e parë për “Reds” pak para pushimit, por mysafirët barazuan me Shea Charles.

Vendimtar doli Hugo Ekitike në minutën e 85-të, duke shënuar golin e fitores dhe duke marrë edhe një karton të verdhë për heqjen e fanellës gjatë festimit. Një fitore që i mban të kuqtë në garë për trofeun.


Chelsea arriti një përmbysje të rëndësishme në Kupën Carabao, duke eliminuar Lincoln City me rezultat 2-1. Pavarësisht një pjese të parë të dobët dhe një gabimi që i kushtoi gol, londinezët reaguan fuqishëm në fraksionin e dytë falë 19-vjeçarit Tyrique George, i cili shënoi një supergol dhe asistoi për Facundo Buonanotten.


Blutë ruajtën epërsinë deri në fund dhe siguruan kalimin në raundin e katërt. /Telegrafi/