Please enter at least 3 characters.

Liverpooli dhe Bayerni i bashkohen garës për Fabian Ruiz

2019/09/Fabian-Ruiz-e1568376128663.jpg
236:"NAPLES, ITALY - MAY 19: Fabian Ruiz of SSC Napoli celebrates the 4-0 goal during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on May 19, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Fabian Ruiz ka përfunduar në radarin e dy klubeve tjera të mëdha evropiane, Liverpoolit dhe Bayern Munichut.

Mesfushori spanjoll ka shkëlqyer me fanellën e Napolit pas transferimit sezonin e kaluar nga Real Betisi.

Paraqitjet e tij të mira me klubin italian, me kombëtaren e Spanjës A dhe U-21 kanë bërë që Ruiz të bëhet një emër shumë i kërkuar nga klubet e mëdha.

Dy gjigantët spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona kanë shfaqur interesim për transferimin e tij, ndërsa tani garës i janë shtuar edhe dy klube tjera të mëdha evropiane.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Liverpooli dhe Bayern Munichu janë bashkuar me Real Madridin dhe Barcelona në kërkimin e mesfushorit të Napolit.

Në afatin kalimtar të janarit vështirë se mund të ndodh ndonjë transferim, por klubet evropiane po bëjnë sondazhet e para për transferimin e tij në verë. /Telegrafi/