Please enter at least 3 characters.

Shqipëria triumfon ndaj Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Telegrafi iu ka mbajtur të informuar me më të rejat e fundit rreth kësaj përballje para dhe pas përfundimit të saj.


11/10/2025 23:54- Serbia s’e pranon assesi humbjen nga Shqipëria, shkarkon menjëherë përzgjedhësin Pix

Humbja e Serbisë ndaj Shqipërisë duket se ka qenë plotësisht e papranueshme për Federatën Serbe.

Nga ajo që raporton mediumi serb “Telegraf.rs”, Serbia menjëherë e ka shkarkuar përzgjedhësin Dragan Stojkovic Pixi.

“Pas ndeshjes kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës në stadiumin "Dubocica" në Leskovac dhe humbjes 0:1, Dragan Stojkovic Pixi nuk është më trajner i ekipit kombëtar serb”, thuhet ndër të tjera në raportin e tyre.

Lexo lajmin e plotë...

11/10/2025 23:49- Flet heroi i shqiptarëve, Rey Manaj: I rrahëm në shtëpinë e tyre

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Pas përfundimit të ndeshjes Manaj tha se kjo ishte një ndër ditët më të bukura të jetës së tij, teksa shtoi se për e rëndësishme është që Shqipëria dhe Kosova janë krenarë me lojtarët e kombëtares.

Lexo lajmin e plotë...

11/10/2025 23:48- “11 vjet për ta fituar këtë ndeshje”, Hysaj flet pas triumfit në Serbi, komenton edhe rekordin që ia theu Lorik Canës

Mbrojtësi Elseid Hysaj është i lumtur që pas plot 11 viteve fituan ndaj Serbisë, mirëpo iu kujtoi lojtarëve se ende rrugëtimi nuk ka përfunduar.

Shqipëria shënoi fitore historike në Serbi falë golit të Rey Manajt, i cili realizoi me një super vollej.

Pas ndeshjes, për media dha deklaratë Hysaj, që u shpreh më i lumtur se kurrë për këtë fitore të madhe.

Lexo lajmin e plotë...

11/10/2025 23:46- Myrto Uzuni pas fitores historike: Për Shqipërinë jam i gatshëm të vdes në fushë

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Pas përfundimit të ndeshjes shkurtimisht për mediat u prononcua Rey Manaj, i cili emocionoi me deklaratën e tij, duke thënë se është i gatshëm të vdes në fushë për Shqipërinë.

Lexo lajmin e plotë...


11/10/2025 23:45- Publikohen pamjet, festë e çmendur e Shqipërisë në dhomat e zhveshjes pas fitores historike ndaj Serbisë

Festë e madhe po zhvillohet në dhomën e zhveshjes, pasi Shqipëria regjistroi fitore të madhe në udhëtim te Serbia.

Goli i Rey Manajt ia fitoi pikët e plota “Kuq e Zinjve” në Leskovc, ndërsa iu afrohen shumë kualifikimit në play-offin e Kampionatit Botëror.

Pas ndeshjes, menjëherë ka nisur festa e çmendur e lojtarëve shqiptarë, ku të pranishëm ishin edhe përzgjedhësi Sylvinho e presidenti Armand Duka.

Lexo lajmin e plotë...

11/10/2025 23:45 - "Shqipëria e tronditi Serbinë", si e përjetuan mediat serbe fitoren historike në Leskovc

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Kjo fitore historike e Shqipërisë nuk u prit aspak mirë nga mediat serbe, të cilat tashmë nuk kanë vonuar për të drejtuar gishtin tek përgjegjësit e kësaj humbje.

Lexo lajmin e plotë...

11/10/2025 23:43- Skandali në Serbi: FFK kërkon ndëshkim të rreptë nga UEFA pas thirrjeve anti-Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar me tonë të forta pas skenave të shëmtuara të shfaqura gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, ku në tribunat e stadiumit të Leskovcit u panë thirrje në kor kundër Kosovës dhe mesazhe provokuese me flamurin serb mbi hartën e Kosovës.

Në njoftimin zyrtar, FFK dënon ashpër këto veprime, duke theksuar se ato bien ndesh me frymën sportive dhe me parimet e respektit që promovojnë UEFA dhe FIFA.

“Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm. Veprime të tilla bien ndesh me vlerat që përfaqëson futbolli evropian”.

Lexo lajmin e plotë...


11/10/2025 22:52- Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Shqipëri: Kuqezinjtë “pushtojnë” Leskovcin

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Lojtari më i mirë në fushë sipas Sofascore ishte portieri Thomas Strakosha i cili për gjashtë pritjet që bëri në këtë ndeshje, u vlerësua me notën 8.4.

Lexo lajmin e plotë...

11/10/2025 22:41- FITOREEEEEEEEEEEE! Shqipëria triumfon ndaj Serbisë në Leskovc

11/10/2025 22:41- 92' Nedim Bajrami dështon i vetëm përballë portierit

11/10/2025 22:25- 77' Largohen nga loja Rey Manaj dhe Qazim Laçi, inkuadrohen Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami

11/10/2025 22:10- 62' Largohet nga loja Armando Broja, në vend të tij inkuadrohet Arbër Hoxha

11/10/2025 21:58- 49' Serbia tenton të shënojë, Strakosha pret me lehtësi

11/10/2025 21:53- 46' Fillon pjesa e dytë

11/10/2025 21:39- 45' Mbyllet pjesa e parë: Serbi 0-1 Shqipëri

11/10/2025 21:36- 45' GOOOOOOOOOOOOL! Rey Manaj shënon për 1-0 dhe feston me shqiponjë

11/10/2025 21:30- 40' Shqipëria tenton me Kristjan Asllanin, por pa sukses

11/10/2025 21:19- 29' Aksion i rrezikshëm nga vendasit, shpëton Shqipëria

11/10/2025 21:15- 25' Dusan Vlahovic gjuan, por e ndal Thomas Strakosha

11/10/2025 21:05- 15' Tifozët serbë nisin thirrjet skandaloze "Kosova është Serbi"

11/10/2025 21:01- 11' Shqipëria me rastin e parë, Rey Manaj gjuan jashtë portës me kokë

11/10/2025 20:49- 1' Fillon ndeshja

11/10/2025 20:44- Himni kombëtar i Shqipërisë fishkëllohet nga tifozët vendas

11/10/2025 20:16- Pamje nga zhveshtorja e Shqipërisë, lojtarët bëhen gati me këngë të Ilir Shaqirit

Ka mbetur më pak se një orë para se të fillojë dueli mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë.

‘Kuqezinjtë’ do të përballen me Serbinë në Leskovc në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Para fillimit të kësaj ndeshje tashmë po qarkullon një video nga zhveshtorja e Shqipërisë.

Lexo lajmin e plotë...

11/10/2025 19:56- Veç një lojtar nga Kosova titullar, formacionet zyrtare Serbi – Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë është mysafir i Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

“Kuq e Zinjtë” do ta zhvillojnë sfidën jetike ndaj serbëve në Leskovc, kurse përzgjedhësi Sylvinho ka vendosur një formacion diplomatik për 11-shen bazë.

Vetëm Arlind Ajeti nga Kosova do të jetë në formacionin titullar të Shqipërisë, me teknikun brazilian që ka vendosur t'ia besoj sulmin treshes Armando Broja, Rey Manaj e Mryto Uzuni.

Lexo lajmin e plotë...

11/10/2025 15:56- Statistikat e përballjeve mes Shqipërisë dhe Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar gjithsej tri ndeshje kundër Serbisë deri më tani.

Kuqezinjtë kanë një fitore, serbët një fitore dhe një ndeshje ka përfunduar me epilog të barabartë.

E hoqën për të shmangur incidentet, tani flamuri shqiptar valëvitet në stadiumin e Leskovcit

Federata Serbe e Futbollit e ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Dubocica” ku do të luhet takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Lajmi i plotë...

Delegacioni i FSHF e cilëson si frymë bashkëpunimi pjesëmarrjen në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe

Në prag të ndeshjes Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatin Botëror 2026, u zhvillua në qytetin e Nishit dreka zyrtare e organizuar nga Federata Serbe e Futbollit.

Në këtë ngjarje mori pjesë delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga Presidenti Armand Duka, ndërsa nga pala serbe ishin të pranishëm Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Džajić, dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të institucionit.

Lajmi i plotë...

Mediumi zviceran: Snajperë, ekspertë të dronëve dhe shitje të kufizuara të biletave - Shqipëria kundër Serbisë është shumë më tepër sesa thjesht futboll

Mediumi zviceran: Snajperë, ekspertë të dronëve dhe shitje të kufizuara të biletave - Shqipëria kundër Serbisë është shumë më tepër sesa thjesht futboll

Mediumi zviceran nzz.ch ka shkruar një artikull të gjatë sesi ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë këtë të shtunë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës shihet si më shumë sesa një duel futbolli dhe se është një ngjarje me ngarkesë të lartë politike dhe emocionale.

Sipas tyre, autoritetet serbe kanë përgatitur masa të rrepta sigurie: qindra policë, snajperë, ekspertë të dronëve dhe forca speciale do të rrethojnë stadiumin në qytetin e vogël të Leskovcit, me vetëm 8,100 vende. Shqipëria nuk do të ketë tifozë në stadium, pasi biletat për sektorin mysafir nuk u vunë fare në shitje, në përpjekje për të shmangur përsëritjen e incidenteve të vitit 2014.

Lajmi i plotë...

Përgatitjet për Serbi-Shqipëri: Asnjë taksi pranë hotelit të Kombëtares Shqiptare, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026 dhe tashmë raportohet se organizatorët kanë bërë të gjitha përgatitjet që ndeshja të shkoj pa eksese.

Në kuadër të ndeshjes Seri-Shqipëri, janë shtuar masat për sigurinë e kombëtares shqiptare.

Lajmi i plotë...

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Serbisë – Sylvinho iu beson të ‘përhershmëve’

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë janë mysafir të serbëve në ndeshjen e gjashtë të Grupit K, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho pritet t’iu besojë edhe ndaj Serbisë, shumicës së lojtarëve që i ka inkuadruar deri tani në ndeshjet e kaluara, duke rreshtuar një formacion jo edhe aq të dashur për tifozët.

Lajmi i plotë...


Zyrtari i FSHF-së i kërkoi gazetarëve serbë të mos i shtrembërojnë deklaratat e Sylvinhos

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare, Fatjon Kodra, ishte i pranishëm në konferencën e trajnerit Sylvinjo, para ndeshjes me Serbinë dhe ai kërkoi nga gazetarët të citojnë mirë trajnerin e kombëtares kuqezi.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Lajmi i plotë...

Dita e ndeshjes: Shqipëria për rezultat pozitiv në udhëtim te Serbia

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë janë mysafir të serbëve në ndeshjen e gjashtë të Grupit K, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Dubocica në Leskovc, me fillim nga ora 20:45.

Skandaloze: Federata e Serbisë nuk e vendos flamurin e Shqipërisë në stadium

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet të shtunën me Serbinë në stadiumin “Dubocica”.

Të premten në Leskovc është zhvilluar edhe stërvitja e fundit nën urdhrat e përzgjedhësit Sylvinho.

Federata e Serbisë akoma nuk e ka vendosur në stadium flamurin e Shqipërisë si identifikues për ndeshjen. Po ashtu deri tani mungon edhe ai i UEFA-s.

Lexo lajmin e plotë...

Hysaj para përballjes me Serbinë: Do hyjmë për fitore, kjo mund të jetë finale për ne

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli me tone emocionale para ndeshjes kundër Serbisë, duke e cilësuar përballjen si një moment vendimtar për Shqipërinë në rrugën drejt kualifikimit.

Shqipëria po përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të fazës kualifikuese, përballë Serbisë.

“Si është kjo pragsfidë? Të them të drejtën, për mua emocionalisht është gati e njëjta si më parë. Po e përjetoj shumë emocionalisht, është një ndjenjë e vështirë, por e bukur. Me zor po pres të jemi në fushë nesër”.

Lexo lajmin e plotë...

Sylvinho deklarohet para duelit ndaj Serbisë: Jemi përgatitur fort, kam besim tek lojtarët

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër (e shtunë) me Serbinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Para këtij takimi të rëndësishëm, në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Sylvinho dhe Elseid Hysaj.

Tekniku brazilian deklaroi se për të, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, teksa shtoi se skuadra është stërvitur fort për këtë përballje.

Lexo lajmin e plotë...

Ekipi i Kombëtares së Shqipërisë arrin në Serbi, masa të rrepta sigurie

Ekipi i Kombëtares Shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.

Shqipëria do të ndeshet me Serbinë të shtunën mbrëma në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Ekspedita e kuqezinjve është nisur sot (e premte) gjatë ditës për në Serbi, dhe tashmë ka zbritur në qytetin e Nishit.

Lexo lajmin e plotë...

Gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve do të ndajë drejtësinë në sfidën Serbi-Shqipëri

UEFA ka njoftuar zyrtarisht emrin e gjyqtarit që do të ndajë drejtësinë në sfidën Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe që do të zhvillohet në Lsekovc.

Bëhet fjalë për Istvan Kovacs, një gjyqtar rumun me shumë përvojë në futbollin evropian.

Emërimi i Kovacs nga Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s shihet si një sinjal i qartë i seriozitetit me të cilin po trajtohet kjo ndeshje, e cila mbart një barrë të madhe sportive, emocionale dhe politike.

Lexo lajmin e plotë...

"Vetëm disa lojtarë janë cilësorë, por jo skuadra" - deklarata e Dukës bëhet hit në mediat e rajonit

Në fundjavë, sytë e gjithë rajonit do të jenë drejt Leskovc, ku të shtunën më 11 tetor, Serbia dhe Shqipëria do të përballen në një ndeshje vendimtare për Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Aktualisht, Shqipëria mban vendin e dytë me 8 pikë, një më shumë se Serbia, e cila ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Fitorja në këtë takim do të ishte një hap gjigant për kuqezinjtë drejt fazës së play-off-it.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur besim të plotë se Shqipëria mund të dalë fituese në këtë sfidë. Në një intervistë për kanalin zyrtar të FSHF-së, ai foli për rëndësinë e përqendrimit dhe qetësisë emocionale të ekipit në një ndeshje me tension të lartë.

Lexo lajmin e plotë...

Gazetarët e Telegrafit parashikojnë ndeshjen Serbi - Shqipëri dhe golashënuesit

Çfarë formacione do të vendosnin gazetarët e Telegrafit për Shqipërinë ndaj Serbisë: Me këtë 11-she e prishim "marrëveshjen" e dy federatave

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen analiza nga gazetarët sportivë të redaksisë së Telegrafit për ndeshjet që i presin Kosovën dhe Shqipërinë. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Aty u diskutua gjerë e gjatë për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku mes tjerash gazetarët e Telegrafit dhanë mendimet e tyre për formacionin titullar të ‘Kuqezinjve’.

Lexo lajmin e plotë...

Broja flet para përballjes me Serbinë: Shkojmë për fitore

Kombëtarja e Shqipërisë po kryen përgatitjet e fundit para përballjes me Serbinë që do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovc.

Armando Broja u shpreh se atmosfera në skuadër është shumë e mirë, me lojtarët të përqendruar dhe të bashkuar për të dhënë maksimumin në fushë.

Sulmuesi kuqezi theksoi se pavarësisht se i mungon goli, fokusi i tij mbetet tek ekipi dhe te suksesi kolektiv, ndërsa shtoi se Shqipëria ka shanse reale për të arritur objektivin dhe do të luftojë deri në fund për ëndrrën e Botërorit.

Lexo lajmin e plotë...

Arlind Ajeti flet para përballjes me Serbinë

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti ka folur para ndeshjes ndaj Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja Shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Serbisë, ndeshje e cila zhvillohet të shtunën mbrëma.

Mbrojtësi nga Kosova ritheksoi edhe njëherë mesazhin e trajnerit Sylvinho dhe të bashkëlojtarëve të tij, Juljan Shehu e Qazim Laçi, se ekipi do të japë maksimumin në këtë sfidë të rëndësishme.

Lexo lajmin e plotë...

Nazmi Gripshi grumbullohet për herë të parë, gati për ndeshjen ndaj Serbisë

Mungesat e fundit në ekipin kombëtar të Shqipërisë sjellë edhe një surprizë pozitive, me ftesën për ish-futbollistin e Ballkanit, Nazmi Gripshi, për ndeshjen kundër Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit të martën pasdite. Gripshi është thirrur në vend të Adrion Pajzaitit, i cili është i lënduar, ndërsa një tjetër lojtar, Ardian Ismajli, u largua nga grumbullimi për të njëjtën arsye.

Për mesfushorin 28-vjeçar të Astanas, kjo është hera e parë që grumbullohet me Kombëtaren e Shqipërisë.

Lexo lajmin e plotë...

Ismajli dhe Pajaziti lirohen nga Sylvinho, por edhe Serbia liron dy lojtarë të saj që luajnë në Serie A

Mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti janë liruar nga grumbullimi i Shqipërisë për ndeshjet kundër Serbisë dhe Jordanisë, por edhe te Serbia janë liruar portieri Vanja Milikonvic Savic dhe Ivan Ilic.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se të dy lojtarët nuk do të jenë gati për sfidat e këtij muaji për shkak të lëndimeve.

“Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida”, ka njoftuar FSHF-ja.

Lexo lajmin e plotë...

Trajneri i Serbisë flet para përballjes me Shqipërinë: Kundërshtar i fortë, mos të ketë kore ofenduese

Serbia dhe Shqipëria do të luajnë në kualifikueset për Kupën e Botës të shtunën e 11 tetorit.

Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për dy Kombëtaret për pozitën e dytë, që do t'i jepte atyre një rast për kualifikim në Kampionatin Botërorë.

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic ka dalë në konferencë për shtyp duke folur për Shqipërinë, ku e ka vlerësuar si një kundërshtar të fortë.

Lexo lajmin e plotë...

Laçi dhe Shehu flasin para ndeshjes me Serbinë: Shkojmë për të marrë tre pikët

Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Julian Shehu tha se pavarësisht presionit që ka kjo ndeshje, të gjithë djemtë janë futbollistë profesionistë dhe nënvizoi se dëshira e të gjithë skuadrës është të vazhdojë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.

Lexo lajmin e plotë...

“Ndaj Serbisë më shumë se një ndeshje, ëndërroj Botërorin” – Sylvinho optimist për të ardhmen e Shqipërisë

Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho beson se mund t’ia dalin ndaj Serbisë, por është në dijeni që nuk do të jetë aspak e lehtë.

Shqipëria do të udhëtojë për në Leskovc që të përballet me Serbinë, sfidë që padyshim do ta ketë rolin kyç në kualifikimin për play-offin e Kupës së Botës.

Sylvinho ka dhënë një intervistë paraprake për “TV Klan”, ku deklaroi se lojtarët do të japin gjithçka në përballjen ndaj serbëve, por beson se Shqipëria do ta ketë shansin.

Lexo lajmin e plotë...

Përpara Shqipërisë, Serbia kërcënohet me përjashtim nga kualifikimet për Kupën e Botës dhe një pezullim dyvjeçar

Përpara Shqipërisë, Serbia kërcënohet me përjashtim nga kualifikimet për Kupën e Botës dhe një pezullim dyvjeçar

Ekipi përfaqësues i Serbisë thuhet se po kërcënohet me përjashtim nga kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2026, dhe këtë e ka bërë të ditur edhe Federata e Futbollit e Serbisë.

Siç është njoftuar nga FSS, biletat për duelin më të rëndësishëm në kualifikueset e Kupës së Botës, pra biletat për ndeshjen me Shqipërinë, nuk do të hidhen në shitje të lirë.

Lexo lajmin e plotë...

Federata Serbe e Futbollit: Ndeshja me Shqipërinë shumë e rrezikshme, nuk do të shitet asnjë biletë

Në prag të ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Leskovc më 11 tetor, Federata Serbe e Futbollit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët e saj.

Ata nuk do të shesin asnjë biletë edhe pse kanë mundësi që të kenë rreth 6000 të pranishëm në këtë stadium dhe ndeshje për të cilën kanë marrë një denim me kusht.

“Në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe, mbi të gjitha, përvojën e keqe nga ndeshja e mëparshme që u ndërpre në vitin 2014, dhe për shkak të kësaj ekipi ynë mbeti jashtë Europianit, Komiteti për Çështje Urgjente i FSS-së mori vendimin se për duelin e ardhshëm midis Serbisë dhe Shqipërisë, i cili do të luhet më 11 tetor në stadiumin ‘Dubočica’ në Leskovc, nuk do të ketë bileta në shitje”, thuhej në njoftimin e tyre.

Lexo lajmin e plotë...

Sylvinho: Serbia ‘pengesë e vështirë‘, por unë besoj tek ekipi im

Shqipëria do të luajë kundër Serbisë më 11 tetor në ora 20:45, në stadiumin e Leskovacit sfidën më të rëndësishme të këtij rrugëtimi në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Pasi shpalli listën me 25 lojtarët e grumbulluar, trajneri Sylvinho doli sot (e premte) në konferencën zyrtare për media në ”Shtëpinë e Futbollit”.

Tekniku brazilian shpjegoi për gazetarët zgjedhjet e tij në këtë grumbullim, ndërsa theksoi se përballja e 11 tetorit ndaj Serbisë është sfida më e vështirë dhe më e rëndësishme e grupit dhe skuadra duhet të jetë e përqendruar 100%

Lexo lajmin e plotë...

Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë dhe Jordanisë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.

Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Ligën e Konferencës, ka bindur trajnerin Sylvinhon për ta ftuar në Kombëtare.

Grumbullimi i Kombëtares kuqezi nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Lexo lajmin e plotë...