Listat e veteranëve të Dukagjinit: Bosh!
10/03/2015
Burime të KTV-së brenda komisioneve punuese kanë bërë të ditur se mbrëmë gjatë gjithë natës komisionet kanë punuar për pastrimin dhe përpilimin e listave paraprake për t’u publikuar gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të ndalen protestat e veteranëve të paralajmëruar për nesër, transmeton Koha.net.
Por, janë publikuar listat e Zonës Operative të Shalës, ndërsa pritet të publikohen edhe Zonat Operative të Pashtrikut, Drenicës, Dukagjinit dhe Shtabit të Përgjithshëm.


