Please enter at least 3 characters.

Lista e Gjermanisë, Low fton disa lojtarë të rinj

2019/05/JoachimLow.jpg
290:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MARCH 24: Joachim Low, Manager of Germany looks on prior to the 2020 UEFA European Championships group C qualifying match between Netherlands and Germany at Johan Cruyff Arena on March 24, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka ftuar disa lojtarë të rinj në kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme të skuadrës së tij.

Ai e ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për takimet e ndeshjeve kualifikuese për 'Euro 2020' ndaj Estonisë dhe Bjellorusisë.

Ajo që vërehet në këtë listë janë emrat e disa lojtarëve të rinj, që tregon se trajneri synon ta ripërtërijë kombëtaren, pas zhgënjimit të madh të Kampionatit Botëror të vitit të shkuar, ku gjermanët nuk arritën të kalonin as grupin.

Jashtë listës janë lënë Toni Kroos që ka një lëndim muskulor dhe Marc Andre ter Stegen që ka dhimbje në gju.

Marcel Halstenberg, Lukas Klostermann dhe Niklas Stark - janë nga emrat e rinj figurojnë në listën e trajnerit gjerman, derisa sulmuesi i vetëm është Timo Werner.