Please enter at least 3 characters.

Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

2024/02/nafta.jpg

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) njofton se nga mesnata do të ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni.

Sipas vendimit të KRRE-së çmimi i derivateve të naftës do të ulen për 1,40%.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të ulet me 2.50 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit të karburantit M-1 NS ulet me 1.499 den/kg.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) mbeten të pandryshuara.

Nga data 28.6.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 77.50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 79.50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 70.50 (denarë/litër)

Vaj për ngrohje do të shitet për Ekstra i lehtë 1 (EL-1) - 72.00 (denarë/litër)

Mazuti M-1 NS do të shitet për 40.188 (denarë/kilogram)./Telegrafi/