Please enter at least 3 characters.

Lionel Scaloni: Spanja e mundi Francën me ndershmëri dhe drejtësi

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka komentuar fitoren e Spanjës ndaj Francës (2-0) në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.

Scaloni tha se “La Roja” e meritoi plotësisht kualifikimin në finale, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit të drejtuar nga Luis de la Fuente.

“E pashë një pjesë të ndeshjes së Spanjës, por nuk arrita ta ndiqja të gjithën. Mendoj se ata e merituan fitoren. Sot luajtën një ndeshje të shkëlqyer, duke u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje, dhe kjo ishte paraqitja e tyre më e kompletuar në këtë Botëror”, deklaroi Scaloni.

“Urime për ta, ata fituan në mënyrë të ndershme dhe të drejtë”, shtoi trajneri argjentinas.

Scaloni gjithashtu foli me fjalë të mira për trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente, me të cilin ka një marrëdhënie të mirë.

“Jam i lumtur për De la Fuente, ai e meriton këtë sukses. Është një person i mrekullueshëm dhe gjithmonë më ka ndihmuar. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më tej, por ai e ka fituar plotësisht këtë mundësi”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Argjentina do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen tjetër të Kupës së Botës më 15 korrik, me fillim nga ora 22:00. /Telegrafi/